Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ministrat dhe deputetët në testim”, Rama flet pas mbledhjes me shtabin e qarqeve

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë në qarqe, që u zhvillua në selinë e PS-së.

Rama ka thënë se do të dalë kërkesa për vlerësimin e ministrave, ku në të mund të japin vlerësim edhe qytetarë që nuk janë pjesë e anëtarësisë së PS.

Sa i përket kandidaturave që do të votohen të premten, Rama nuk zbuloi nëse janë përzgjedhur ose jo.

Rama: Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar nga kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarqeve.

Pas pak ditësh do të dalë edhe kërkesa për vlerësim për ministrat, që do të jetë përtej anëtarësisë.
Ndërkohë po përgatisim edhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në Parlament me skuadrën e PS.
I keni përzgjedhur kandidaturat që do të votohen të premten?
Rama: Nuk do flas sot për atë që do ndodhe të premten, se deri atëherë ka shumë kohë përpara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet