Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta: Deputetët që votuan Kodin Zgjedhor do bëhen shembull, do të dëgjoj thirrjen e PPE

“Kjo do të thotë se deri tani në Shqipëri është krijuar kjo situatë që të gjithë në Shqipëri shkelin rregullat, të gjithë shkelin rregullat e lojës, të gjithë shkelin Kushtetutën e pastaj i bëjnë të gjithë bashkë e hajde fillojmë nga e para.

Fillojnë pastaj e ca si ndërkombëtarë…

Mendoj se përgjegjësitë janë individuale. Politikanët e vendit duhet të marrin përgjegjësi”, tha ndër të tjera Meta.

-Janë blerë?
Ilir Meta: Për kë e bënë atë? Për Shqipërinë? Për listat e hapura? Ku i hapen listat?
-Si do të përgjigjet individualisht?

Ilir Meta: Kjo çështje i takon së ardhmes. Emrat e tyre janë atje. Sa herë do të ketë gjëra të tilla do të publikohen emrat e tyre. Kështu do të fillojë përgjegjësia, disa do të bëhen shembull.
I pyetur nëse do të rikthente në Parlament, Kodin Zgjedhor, Presidenti tha se do të dëgjonte thirrjen e PPE-së.

“Do ta dëgjoj thirrjen e PPE për të kthyer ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ata më kanë bërë një thirrje dhe unë jam i detyruar ta dëgjoj”- u shpreh ai në Ora”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet