Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Me disa gram kanabis dhe kokainë me vete, dy të arrestuar në Kavajë e Tiranë

TIRANË
Policia e Kavajës dhe Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi janë kapur me disa gram kanabis dhe kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 26 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “BMW”, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuko”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet