Maqedonia e Veriut cakton datën për hapjen e kufirit me Kosovën, pa test PCR

Kosovë&Rajon
Maqedonia e Veriut cakton datën për hapjen e kufirit me Kosovën,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për hapjen e kufijve pa kushte.

Vendimi hyn në fuqi më 12 tetor. Vendimi përfshinë hapjen e kufijve pa test PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, raporton Alsat.

Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve.

Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ.

ME TE LEXUARAT