Madonna nuk pranoi të punonte me David Guettën pasi zbuloi shenjën e tij të horoskopit.

Showbiz
Madonna nuk pranoi të punonte me David Guettën pasi zbuloi

DJ dhe producenti i njohur ka thënë për ‘Mcfly et Carlito’ se Madonna kishte dëshirë të punonte me të pasi ai fitoi një ‘Grammy’ në 2011 për remiksin e këngës së saj “Revolver”.

Duke reflektuar në një takim të mëvonshëm midis tyre, ai tha: “Ajo më thotë se e pëlqen këtë remix dhe më sugjeron që unë të punoj në albumin e saj të ardhshëm. Mbërrij për drekë. Ne flasim për gjithçka – muzikën, atë që ajo dëshiron të bëjë me albumin. Jemi vetëm ajo dhe unë. Shumë i relaksuar, shumë mirë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjërat më pas ndryshuan kur Guetta i tregoi se ishte një akrep në bazë të shenjës së horoskopit.

Guetta u shpreh se ajo bëri një fytyrë më ndryshe. “Më vjen keq, ne nuk do të jemi në gjendje të punojmë së bashku. Ishte kënaqësi të të njihja. Mirupafshim”, ishte shprehur këngëtarja.

Akrepat thuhet se janë “të devotshëm, të vendosur dhe të vëmendshëm”, por gjithashtu “të dyshimtë dhe e kanë të vështirë të fitojnë besimin e njerëzve”.

Madonna më parë ka punuar me një akrep – ishte këngëtarja Bjork – e cila shkroi këngën e saj të vitit 1994 “Bedtime Story”.

ME TE LEXUARAT