Lufta në Siri, sulmi me bombë vret 19 civilë në një qytet të kontrolluar nga rebelët

Bota
Lufta në Siri, sulmi me bombë vret 19 civilë në një

Të paktën 19 civilë janë vrarë në një sulm me makinë-bombë në një qytet verior sirian të kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Turqia, raporton BBC.

Tetëdhjetë persona të tjerë u plagosën kur automjeti shpërtheu pranë një stacioni autobusi në al-Bab, rreth 40 kilometra në veri-lindje të qytetit Alepo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekipet e Shpëtimit nga Helmetat e Bardha thanë se ende janë në kërkim të të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara. Nuk dihet ende kush qëndron prapa këtij sulmi.

Sidoqoftë, ka pasur një numër sulmesh në al-Bab që kur u mposht grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) dhe ky rajon u vendos nën kontrollin e rebelëve dhe trupave turke më 2017.

Në nëntorin e kaluar një sulm la 18 të vdekur. Autoritetet turke fajësuan militantët e Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd të Sirisë (YPG).

Ankaraja thotë se kurdët në Siri, që i përkasin Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit kanë lidhje me militantët kurdë në Turqi të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që i konsideron organizatë terroriste.

Mirëpo SHBA-ja pretendon se YPG-ja, e cila i ka ndihmuar në mposhtjen e grupit militant, Shtetit Islamik në Siri, është subjekt i ndarë nga PPK-ja.

Dy zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara dënuan incidentin e ndodhur të martën (6 tetor).

Imran Riza, koordinator humanitar për Sirinë dhe Kevin Kennedy, koordinator rajonal humanitar për krizën në Siri, shprehën ngushëllimet e tyre të thella për familjet e viktimave dhe u kërkuan të gjitha palëve në konfliktin e Sirisë tu përmbahen detyrimeve të tyre për të garantuar sigurinë e civilëve.REL

ME TE LEXUARAT