Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lufta me Armeninë, Azerbajxhani përdor dronët turq dhe bën kërdinë

Vazhdon gjithnjë e më e ashpër lufta mes Azerbajxhanit. Të shumta janë dëmet që po lë pas perballja mes dy ushtrive.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se “humbjet njerëzore janë zvogëluar falë dronëve të armatosur turq të nivelit të lartë”.

“Ushtria azerbajxhanase po përparon pavarësisht sulmeve armene ndaj civilëve dhe ka çliruar një numër zonash të okupuara.

Paqja do të arrihet nëse na kthehen territoret e okupuara”, deklaroi ai në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror turk (TRT).

Duke deklaruar se atyre duhet t’u jepen garanci ndërkombëtare për një armëpushim, Aliyev tha:

“Na duhet të na jepet një datë specifike se kur do të tërhiqet Armenia. Kryeministri armen Nikol Pashinjan duhet t’i kërkojë falje popullit azerbajxhanas. Premtimet që na janë dhënë për 30 vjet nuk janë përmbushur.”

“Armenia dëshiron ta shndërrojë çështjen në një problem global. Karabaku Malor dhe territoret e tjera të okupuara i përkasin Azerbajxhanit. Ne nuk jemi shkaku i kësaj lufte, ne po mbrojmë vendin tone”, shtoi ai.

Azerbajxhani nuk ka pretendime territoriale ndaj Armenisë, e cila na provokon që t’i sulmojmë ata, nënvizoi Aliyev.

Ne kemi treguar një qëndrim pozitiv në tryezën e negociatave dhe falënderoj Turqinë për mbështetjen e saj, vijoi ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet