Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ku fshihen paratë, BE publikon listën e parajsave fiskale

Këshilli Evropian këtë të martë ka bërë përditësimin e listës së parajsave fiskale vende që garantojnë taksa të ulëta ose edhe zero, gjë që i kthen ato në një lloj strehe për evazionin fiskal. Anguilla, një territor britanik i vendosur në Karaibe dhe Barbadosi kanë hyrë në listë.

Ndërkohë nga kjo listë kanë dalë Ishujt Kajman dhe Omani, sepse kanë miratuar reformat e nevojshme për të përmirësuar kornizën e tyre të politikës fiskale.

Anguilla dhe Barbados u përfshinë në listën e BE pas raporteve të botuara nga Forumi Global mbi Transparencën dhe Shkëmbimin e Informacionit për Qëllime Tatimore, i cili uli vlerësimet e Anguillas dhe Barbadosit, përkatësisht, në “jo të pajtueshme” dhe “pjesërisht në përputhje me standardin ndërkombëtar për transparencën dhe shkëmbimin e informacionit sipas kërkesës”.

Pas këtij përditësimi, janë dymbëdhjetë juridiksione të mbetura në listën e BE: Samoa Amerikane, Anguilla, Barbados, Fixhi, Guam, Palau, Panama, Samoa, Seychelles, Trinidad dhe Tobago, Ishujt Virxhin të ShBA dhe Vanuatu.

Ishujt Kajman janë hequr nga lista e parajsave tatimore pasi miratuan reforma të reja brenda kornizës së saj mbi fondet e investimeve kolektive shtatorin e kaluar. Omani u konsiderua në përputhje me të gjitha angazhimet e tij pas ratifikimit të Konventës së OECD për Ndihmën e Ndërsjellë Administrative në Çështjet Tatimore, si dhe pasi kishte miratuar një ligj për të lejuar shkëmbimin automatik të informacionit dhe pasi kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të aktivizuar marrëdhëniet e saj të shkëmbimit të informacionit me vendet anëtare të BE-së.

Lista e BE-së përfshin një numër vendesh jo-anëtare të BE-së që inkurajojnë praktika abuzive të taksave, të cilat dëmtojnë të ardhurat nga taksat për vendet anëtare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet