Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Evropa rrezikon të preket nga vala e dytë e Covid-19

Duke parë numrin në rritje të infeksioneve të reja gjithnjë e më shumë shtete evropiane po marrin masa më të forta për të penguar pandeminë.

Një prej vendeve rrezikon të vendosë sërish kufizime të përgjithshme. Në Irlandë jeta publike mund të vendoset sërish nën kufizimet totale.

Sipas një njoftimi të mediave, shtabi i emergjencave këshilloi autoritetet e shëndetësisë që të vendosin kufizimet e nivelit të pestë. Në këtë mënyrë qytetarëve do u kërkohej që të qëndronin në shtëpi dhe të lëviznin në një distancë me rreze 5 kilometra.

Në fundjavë Irlanda pati numrin më të madh të infeksioneve të reja me Corona, të arritur që pas muajit prill. Sipas statistikave të Qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, (European Centre for Disease Prevention and Control ECDC), në krahasim me vendet e tjera europiane Irlanda, nuk është në gjendje edhe aq të keqe.

Me një nivel prej 104,6 infeksionesh të dokumentuara për 100 mijë banorë për dy javët e fundit, Irlanda është zë vendin e 14 mes 31 vendeve.

Nivelin më të lartë e ka aktualisht Spanja me (319,3) dhe Çekia (303,3). Në Spanjë, kryeqyteti Madrid është prekur shumë, dhe ka numrin më të lartë të infeksioneve të reja në Evropën Perëndimore.

Që prej fundjavës, Madridi dhe nëntë komuna të tjera përreth janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Por urdhëri i dhënë nga qeveria qendrore është kritikuar shumë nga autoritetet lokale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet