Elbasan/ Sherri brenda lokalit ku u plagosën djemtë e pronarit, arrestohet një prej autorëve, 6 të tjerë në kërkim

Aktualitet
Elbasan/ Sherri brenda lokalit ku u plagosën djemtë e pronarit,

Policia e Elbasanit zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy të rinj. Kujtojmë që lokali ku ndodhi sherri ndodhet saktësisht në lagjen ”Haxhias”. Mësohet se pak kohë më parë këtij lokali i ishte vendosur edhe tritol, ndërsa mbrëmjen e 4 tetorit u plagosën edhe dy djemtë e pronarit.

Policia bën me dije se për ngjarjen e 4 tetorit është arrestuar sot një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe profesionale, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT