Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Do merrnin peng drejtoreshën dhe prokurorin, zbulohet plani i arratisjes së shqiptarëve në burg

Policia greke ka zbuluar planin e disa të burguarve shqiptare në Korfuz, të cilët kishin planifikuar që të arratiseshin me skaf në vendin tonë.
Në sajë të informacioneve të mbledhura nga autoritetet greke, thuhet se 9 shqiptarë kishin planifikuar planin e tyre që të arratiseshin në fillim të shtatorit. Tanea.gr shkruan se me ndihmën e një gardiani, një nga shqiptarët e dënuar dyshohet të këtë futur brenda burgut një pistoletë.
Me armë ai do të merrte peng drejtoreshën e burgut dhe një prokuror dhe me ndihmën edhe të të dënuarve të tjerë, dyshohet se do kryenin arratisjen.

Pas arratisjes, siç thonë burimet, shqiptarët do të niseshin me skaf nga brigjet e Korfuzit drejt Shqipërisë. Në 5 shtator, njësia anti-terror kontrolloi 15 qeli të sektorit 2 të burgut të Korfuzit ku mbahen vetëm 26 persona, nga të cilët vetëm 2 shtetas grekë. Këta të fundit nuk rezulton të jenë të përfshirë në tentativën e arratisjes.

Gjatë kontrollove u gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator, si dhe thika e lëndë narkotike. Në njërën nga pistoletat madje u gjet material ADN i një të burgosuri shqiptar. Po ashtu thuhet se armët dyshohet të jenë fshehur në fillim të verës gjatë kohës që në burg po kryhej rikonstruksion.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet