Britani e Madhe/ Masakroi 7-vjeçaren pa mëshirë, shqiptarja përballet me gjykatën

Aktualitet
Britani e Madhe/ Masakroi 7-vjeçaren pa mëshirë, shqiptarja

Në Britaninë e Madhe, ka rinisur gjykimi ndaj një shtetase shqiptare, e cila akuzohet se ka vrarë një vogëlushe 7 vjeçe, në sytë e prindërve të saj.

Eltiona Skana, 30 vjeçe akuzohet se ka vrarë me thikë vogëlushen e mitur, Emili Xhons. Ngjarja që tronditi komunitetin e Mançestërit në verilindje të Anglisë, ndodhi të dielën e 22 marsit të këtij viti. Vajza kishte dalë shëtitje me prindërit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vogëlushja britanike po kalonte pranë 30-vjeçares me një skuter, kur ajo e goditi me thikë në qafë. Shqiptarja nga muaji maj është izoluar në bazë të ligjit për personat me çrregullime mendore.

Ajo përballet tashmë jo vetëm me akuzën e vrasjes, por edhe atë të posedimit të një arme të ftohtë. Eltiona Skana ka bërë paraqitjen e parë në gjykatë, me lidhje Skype, me kamera.

Në gjyq ishte i pranishëm edhe babai i vajzës së mitur, ndërsa çështja u shty për më datë 6 nëntor 2020.

ME TE LEXUARAT