Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Borrel reagon pas publikimit të Progres-Raportit: BE e pa plotë pa Ballkanin Perëndimor

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell thotë se Bashkimi Evropian është i pa plotë pa Ballkanin Perëndimor.
Teksa sot Komisioni Evropian publikoi progres-raportet për vendet që aspirojnë të bëhen anëtare, Borrel thotë se një politikë e besueshme e zgjerimit është një investim në paqe dhe siguri.

“BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Një politikë e besueshme e zgjerimit është një investim në paqe dhe siguri për të gjithë Evropën, madje edhe më shumë në kohën e rritjes së sfidave globale”- shkruan ai.

Ndërkohë, Komisioni Evropian thotë në Twitter, qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe ata i përkasin Bashkimit Evropian
“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe ata i përkasin Bashkimit Evropian.
Ne kemi përcaktuar udhëzime të reja për partnerët për t’u bashkuar me BE. Udhëzimi nxjerr në pah atë që është arritur dhe ku ka ende punë për t’u bërë”- thuhet në reagim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet