Bonus pandemie për shtimin e lindjeve në Singapor

Bota
Bonus pandemie për shtimin e lindjeve në Singapor

Singapori po inkurajon njerëzit të lindin fëmijë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet janë të shqetësuara se njerëzit po shtyjnë ose po anulojnë prindërimin ndërkohë që përballen me stres financiar dhe humbje vendesh pune. Detajet për sasinë e parave që do të afrohen nuk janë bërë ende të ditura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo pagesë është një shtesë për disa bonuse për lindje të ofruara më herët nga qeveria.

“Ne kemi të dhëna që tregojnë se covid 19 ka bërë që disa prindër të ardhshëm të shtyjnë planet për fëmijë”, tha zëvendëskryeministri i Singaporit duke sqaruar se së shpejti do të njoftohet edhe shuma që do të paguhet për të inkurajuar lindjen e fëmijëve.

Sistemi aktual i bonuseve të bebeve në Singapor i mundëson prindërve deri në 10 mijë dollarë të Singaporit ose 7330 dollarë amerikanë për fëmijë.

Singapori ka një nga shkallët më të ulëta të lindshmërisë në botë dhe prej dekadash përpiqet të ndryshojë trendin.

Vendi është në kontrast të thellë me fqinjët si Indonezia dhe Filipinet që po përballen me perspektivën e një rritjeje masive të shtatzanive si pasojë e izolimeve nga koronavirusi.

ME TE LEXUARAT