Bashkëjetoi 8 vite me Gabriel Garkon, flet aktorja italiane: Lidhja nuk kishte kurrë seks

Showbiz
Bashkëjetoi 8 vite me Gabriel Garkon, flet aktorja italiane: Lidhja nuk

Gabriel Garko ka rrëfeu orientimin e kundërt seksual dhe tashmë të gjithëve do na duhet të mësohemi me faktin se ai është homoseksual.

Pas deklaratës së bujshme, ka folur dhe aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për plot tetë vite me Gabriel. Në një intervistë për “Chi”, aktroja ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre. Grimaldi tha se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte seksi.

“Historia jonë u krijua katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbroja atë. Por ekzistonte një dashuri e thellë që na lidh akoma sot dhe kjo shkon përtej sferës fizike… madje do të isha martuar me të ose do të kisha një fëmijë me të”, tha aktorja.

ME TE LEXUARAT