Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Balla ‘vë bast’: Jam i sigurt se Basha do ta bojkotojë sërish parlamentin pas 25 prillit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do ta bojkotojë sërish Kuvendin dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Përballë analistëve, Balla tha se Basha ka filluar që tani që të ngrejë alibi.

“Një njëri që ishte zgjedhur si kryetar i një partie dhe kishte bezdi që të merrte fjalën në orën 10 në Kuvend, se zgjohej vonë.
E pranoj se 7 erë 7 është lapsus. Lulzim Basha nga parlamenti ka ikur me dëshirë të plotë, dhe nuk është faji im që ai nuk u paraqit.
Zgjedhjet e 30 qershorit janë çështje e mbyllur. Luzim Basha jam e sigurt se do të bojkotojë dhe parlamentin pas 25 prillit.

Këtu do jemi. Të gjithë do jemi diku. Dhe arkiva e “Real Story” do jetë. Basha që sot ka filluar të ngrejë alibitë.
Dhe këtu një javë më parë njëri nisi të ngatërronte çështjen e gjendjes civile. Një njëri që gjysma e familjes i jeton në Holandë, padyshim qe nuk e di…”, tha Balla.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet