Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Athina zyrtare e gatshme të dialogojë, sekretarit i përgjithshëm i NATO-s takim me Mitsotakis

Në kuadrin e bisedimeve për zhvillimin e mëtejshëm të mekanizmit të zbutjes së krizave mes Turqisë e Greqisë, sekretarit i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po zhvillon një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Stolnteberg ka zhvilluar më herët bisedime edhe me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dhendias dhe atë të Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos.

Burimet qeveritare greke shprehen se Athina zyrtare është e gatshme të dialogojë me Ankaranë vetëm në rast se zbutja e tensioneve nga ana e saj është e vazhdueshme dhe korrekte.

Në takimin e djeshëm që ka pasur sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Stoltenberg me ministrin e Jashtëm turk një ditë më parë , Cavusoglu ka akuzuar Greqinë se ka dërguar anijet luftarake të saj në ujërat turke, ndërsa ka shtuar se Franca dhe Greqia janë aleate që gjithnjë sjellin kundërshtimet e tyre në lidhje me Turqinë brenda NATO-s.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet