Arrestohen disa zyrtarë të AKBN, 5 në pranga, 1 arrest shtëpie

Aktualitet
Arrestohen disa zyrtarë të AKBN, 5 në pranga, 1 arrest

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa për një tjetër është vendosur arrest shtëpie.

Ndërkohë dy të tjerë ende nuk janë kapur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veprat e hetuara mësohet se janë mashtrim me pasoja të rënda, neni 143, kontrabandë me mallra që paguhen akcizë, neni 172, fshehje të ardhurash neni 180, shpërdorim detyre neni 248 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT