Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arjola Shehu rikthehet në emision dhe rrëfen eksperiencën e saj me Covid-19

Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, u infektua me Covid-19 dhe ka qenë e izoluar prej dy javësh. Sot ajo është shfaqur në emisionin e saj në formë të shkëlqyer, pasi mposhti virusin. Ajo rrëfeu eksperiencën e saj, e cila duket se e rëndoi shumë psikologjikisht.

“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo Corona, kaq e diskutuar të rëndon mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë“, tregoi moderatorja.

Ndërkohë ajo shtoi se edhe familjarët e saj u prekën nga koronavirusi, përveç të atit, që dilte jashtë dhe u blinte ilaçet.
“Familja ka kaluar në të gjitha etapat vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”, tha Shehu.
Moderatorja bëri tamponin para se të kthehej në emision, i cili rezultoi negativ.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet