'A do na lesh me ç'doganuar apo jo?' Biznesmeni lë pa fjalë Bashën, Rama ironizon  videon: Ah ta marrsha t’keqen

Politikë
'A do na lesh me ç'doganuar apo jo?' Biznesmeni lë pa

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ka ironizuar sërish aftësitë ekonomike të Lulzim Basha, i cili jo që nuk ja ka idenë se si funksionin importi eksporti i mallrave aktualisht por as me programin e tij nuk di të jap përgjigje.

“Ah ta marrsha t’keqen thonë shkodranët”- shkruan Rama krah videos.

Kjo vu re gjatë një takimi që ai ka zhvilluar në Shkodër me tregtarët, ku ata e pyesin se e bëhet ç'doganimi me paketën 140 milionë lekë që është pa TVSH. Por kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket tepër i paqartë dhe konfuz duke i kthyer një përgjigje që nuk ka lidhje me pyetjen. E vetmja fjalë që përsërit Basha është: Nëse je nën 140 milionë lekë, je biznes i vogël

Pjesë nga biseda në video

Biznesmeni: Kam dëgjuar paketën e 140 milionë lekëve që është pa TVSH, ne kemi të drejtë me importe, eksportue apo jo?

Lulzim Basha: Të gjitha aktivitetet. Kur xhiroja nuk kalon 140 milionë lekëve, quhesh biznes i vogël.

Biznesmeni: Importin me e bo vetë?

Lulzim Basha: Gjithçka….çdo aktivitet, nuk ka ndalim aktiviteti, për sa kohë që xhiroja nuk kalon 140 milionë xhiro, quhet biznes i vogël

Biznesmeni: A do na lesh me çdoganue apo jo?

Lulzim Basha: Edhe njëherë ç’a ka nën 140 milionë lekë, je biznes i vogël…

ME TE LEXUARAT