Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

26 shtete kërkojnë heqjen e sanksioneve për t’u përballur më lehtë me pandeminë

Njëzetegjashtë shtete kanë bërë thirrje për heqje të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera perëndimore, ashtu që vendet e shënjestruara të përballen më lehtë me pandeminë e koronavirusit.

Kina ka bërë thirrje për heqje të sanksioneve gjatë një takimi në Komitetin për të Drejta të Njeriut, që funksionon në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zhang Jun, ambasadori kinez në OKB, ka thënë se sanksionet shkelin kartën e OKB-së dhe dëmtojnë të drejtat e njeriut duke vështirësuar “mirëqenien e popullsisë në vendet e prekura”, bashkë me dëmtim të të drejtave për shëndet.

“Solidariteti global dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë armët më të fuqishme në luftimin dhe tejkalimin e COVID-19”, janë shprehur këto 26 shtete përmes një deklarate.

Disa prej vendeve që kanë përkrahur dekaratën kanë qenë Irani, Rusia, Siria dhe vende tjera që përballen me sanksione të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera perëndimore.

Ndaras këtyre thirrjeve, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar ndihmën e re urgjente, me qëllim që t’iu ofrohet ndihmë vendeve të varfra për të paguar borxhet dhe për t’u përballur me ndikimin e pandemisë.

Në gjithë botën deri më tani janë infektuar 35 milionë persona me këtë virus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.Prej tyre, mbi 1 milion pacientë kanë vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet