Vuçiç: Me Prishtinën kërkojmë kompromis, jo poshtërim
Lajmifundit
/
5 Tetor 2020, 21:15
Kosovë&Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sonte se një nga qëllimet kryesore të qeverisë së re është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.
Vuçiç shtoi se Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi me Prishtinën, por që nuk do të pranojë poshtërimin.
Duke iu drejtuar publikut, presidenti serb tha se në ditët e mëparshme, ishte parë në Karabak që në një ditë, pas 30 vitesh “konflikt të ngrirë”, lufta mund të shpërthente.
Ndërkaq, mbrëmjen e sotme Vuçiç konfirmoi Ana Bernabiç si kryeministren e Serbisë, duke i dhënë kësaj të fundit një mandat të dytë.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250