Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vuçiç konfirmon Ana Bernabiç si kryeministre të Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic konfirmoi Ana Bernabic si kryeministre. Bernabiç merr kështu mandatin e dytë si kryeministre e Serbisë.
Bernabiç ka qene me parë ministrja e Administratës Publike dhe që nga fillimi e konsideruar si një nga të preferuarat për kryeministre. Ka lindur në Beograd në shtator të vitit 1975, shkollën e mesme e kreu në Serbi ndërsa studimet universitare i kreu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Universitetin e Northëood, për administrim biznesi.

Edukimin e vazhdoi në Angli në Universitetin Hull, ku përfundoi studimet Master në fushën e marketingut. Ajo flet dy gjuhë, anglisht dhe rusisht.

Bernabiç është kryeministrja e parë homoseksuale në Serbi dhe në tërë Ballkanin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet