Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Video/ Piloti Corberi godet makinën e rivalit gjatë lëvizjes në garat e ‘Karting’, Button: Përjashtojeni përjetë

Luca Corberi është regjistruar në video teksa i tërbuar lëshon në pistë një copë të madhe nga parakolpi i makinës së tij ndaj rivalit në lëvizje në fund të garës.

Jenson Button, ish-piloti i Formula 1 ishte mes atyre që bënin thirrje për përjashtimin e përjetshem te Luca Corberi pas sherrit masiv që shkaktoi në garat e kampionatit botëror të Karting.

Corberi është regjistruar në video teksa i tërbuar lëshon në pistë një copë të madhe nga parakolpi i makinës së tij ndaj rivalit në lëvizje në fund të garës.

Edhe babai i pilotit italian futet në përleshje teksa tensionet arrijnë kulmin pas aksidentit në xhiron e 25-të të garës në pistën italiane të Lonato. Familja e Corberi ka në pronësi pistën ku u zhvillua gara.

Fatmirësisht incidenti rezultoi pa pasoja.

Ish-kampioni i F1 Button tha: “Luca Corberi ka shkatërruar çdo shans që kishte për karrierë në garat me makina, për sjelljes së tij të përçmuar në kampionatin botëror të FIA Karting. “Babai i tij është pronar i pistës dhe shihet që shtyn drejt murit një djalë të ri. Ata duhet të përjashtohen përjetë”, u shpreh ai.

Corberi, 23 vjeç, u detyrua të braktiste garën pas kontaktit me Paolo Ippolito pasi ai u përjashtua për thyerje të kodit të sjelljes së pilotëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet