Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Uells, kthyen lokalin në fermë droge, dënohen me 3 vite burg dy shqiptarët

Dy shqiptarë u denuan në Uells me 3 vite burg pasi kishin kthyer një pub në një fermë droge.

Gjykata e Suonsit ka dhënë 1 vit burg për Elson Kryemadhin dhe 2 vite burg për Arben Matrapazin. Më 6 maj të këtij viti, Policia angleze u sinjalizua nga banorët ngjitur se në ndërtesë kishte aktivitet të çuditshëm.

Aty u gjetën 190 bimë narkotike të kultivuara, teksa 2 shqiptarët shërbenin si rojtarë të fermës. Ata kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, madje Arben Matrapazi ka vuajtuar 16 vite burg në Itali për trafik heroine.

Si përfundim rezultoi se droga e kapur kapte vlerën e 50 mijë paundeve dhe pikërisht pub-i ishte vetëm 100 metra larg stacionit të policisë në Suonsi. Tashmë në Angli shqiptarët ilegalë janë të implikuar në kultivimin e drogës nëpër shtëpi, lokale dhe ndërtesa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet