Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump14 pikë prapa Biden, vetëm një muaj para zgjedhjeve

Një pengesë tjetër për ekipin e fushatës së tump ishte edhe sondazhi i ri kombëtar që tregoi se kandidati i tyre ishte 14 pikë prapa sfiduesit të tij Joe Biden në më pak se një muaj para ditës së zgjedhjeve. Ky sondazh u bë publik të dielën ndërkohë që presidenti ishte në ditën e tij të dytë në spital.

Sondazhi i NBC / Wall Street Journal, që tregon një avantazh 53-39% për kandidatin e partisë Demokratike nxiti me urgjencë këshilltarët e Trump  për të gjetur një strategji për javët e fundit të fushatës deri më 3 nëntor.

Zv.Presidenti Mike Pence, që nuk është infektuar me koronavirus dhe anëtarët e familjes së Trump, pasi të dalin nga karantina, do të marrin role drejtuese virtualisht e më pas personalisht në fushatë nëse vetë Trump nuk shërohet në kohë për të rifilluar fushatën.

“Është e rëndësishme që fushata jonë të vazhdojë me vrull”, tha këshilltari i lartë i fushatës Trump, Steve Cortes, për “Fox News Sunday”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet