Thaçi takim me Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje finale
Lajmifundit
/
5 Tetor 2020, 18:52
Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në Tëitter, duke thënë se me Lajçakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.
“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak nga Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale. Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces. Unë nuk mund të pajtohem më shumë”, shkruan Thaçi.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250