Telefonata që i ngriti në këmbë/ Policia e Malësisë së Madhe jep njoftimin zyrtar për zhdukjen e tre kushërinjve

Aktualitet
Telefonata që i ngriti në këmbë/ Policia e

Policia e Malësisë së Madhe jep njoftimin zyrtar për zhdukjen e tre kushërinjve që nga dita e djeshme.

Ka qenë vëllai i shtetasit Vilson Çutaj nga Bajza e Malësisë së Madhe ai që ka telefonuar i pari dhe ka ngritur në këmbë policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndonëse nga hetimet e deritanishme mendohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë pas një konflikti p♪7r parcelat e hashashit, policia nuk e përmend një fakt të tillë në njoftimin e saj.

NJOFTIMI

Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Shërbimet e Policisë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve.

ME TE LEXUARAT