Sulmohet sinagoga në Hamburg, plagoset rëndë një hebre

Bota
Sulmohet sinagoga në Hamburg, plagoset rëndë një hebre

Sulmi para sinagogës së Hamburgut ka ndodhur të dielën pasdite, në pjesën Eimsbüttel të Hamburgut, në kohën kur hebrejtë shkonin për luftje dhe festime të sukotit, një festë disaditore. Ndër besimtarët ishte dhe studenti 26-vjeçar, me kapelë hebreje mbi kokë. Ai u sulmua papritur nga një burrë me veshje të maskuara ushtarake. Studenti është goditur rëndë në kokë me një lopatë që normalisht i përket pajisjeve ushtarake.

Kalimtarët e rastit i kanë ofruar studentit ndihmën e parë, deri sa nuk ka ardhur ekipi i mjekëve, i cili e ka dërguar në spital. Sigurimi i sinagogës ka reaguar menjëherë dhe e ka kapur sulmuesin.

Sulmuesi i “habitur”

Deutschland Nach der Attacke vor Hamburger Synagoge (Jonas Walzberg/dpa/picture-alliance)

Policia ka kumtuar se sulmuesi është me origjinë nga Kazakistani, i moshës 29-vjeçare, me adresë banimi në Berlin. Tani për tani, nuk dihet shkaku i qëndrimit të tij në Hamburg dhe ku e ka marrë uniformën ushtarake. Zëdhënësja e policisë kumtoi të dielën në darkë se sulmuesi ishte “tërësisht i habitur” dhe se ka qenë shumë vështirë të merret në pyetje informative.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se sulmuesi ka pasur në xhep një letër me simbole të nazizmit.

Policia nuk ka dhënë informacione të tjera për sfondin e sulmit. Ndaj nuk dihet nëse sulmuesi dhe viktima janë njohur edhe më parë. Hetuesia po përpiqet të sqarojë detajet dhe sfondin e sulmit.

Denime të ashpra të sulmit

Ministri i Jashtëm Heiko Maas ka denuar ashpër këtë sulm. Në Twitter ai e quajti sulmin si një “antisimitizëm të poshtër”.

Kryetari i Hamburgut e ka denuar poashtu këtë sulm dhe i ka uruar shërim të shpejtë studentit të sulmuar. Ndërsa sekretari i CDU-së Paul Ziemiak tha se mbrojtja e

Deutschland Nach der Attacke vor Hamburger Synagoge (Jonas Walzberg/dpa/picture-alliance)

hebrejve është “detyrë e përditshme e jona”.

Organizatat e hebrejve kumtuan se është tërësisht e paparanueshme që ky popull edhe sot e kësaj dite sulmohet dhe nuk është i mbrojtur si duhet në Gjermani.

Ngjasitë me sulmin në Hale

Veshja ushtarake dhe data e sulmit të kujtojnë sulmin ndaj sinagogës në Hale para një viti. Esktremisti i armatosur rëndë, Stefan B. ka bërë përpjekje me 8 tetor të futet në një sinagogë në këtë qytet dhe të vrasë besimtarët gjatë lutjeve. Pasi nuk ia doli, ai ka qëlluar kalimtarët me armë dhe ka vrarë një kalimtare dhe një person në një restoran ku mblidhen myslimanët. Ai ka plagosur rëndë edhe disa persona të tjerë. Procesi kundër tij po vazhdon.DW

ME TE LEXUARAT