Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritet numri i grave dhe vajzave të abuzuara në internet, denoncimet e tyre nuk merren seriozisht

Është shtuar numri i grave dhe vajzave që bien pre e abuzimit në mediat sociale.

Një vëzhgim i ri global me më shumë se 14 mijë 15 deri në 25 vjeçare , tregon se vajzat dhe gratë janë ngacmuar në internet, kanë marrë mesazhe apo imazhe të papërshtatshme ose janë abuzuar online.

Sipas aktivistëve ky është një problem global dhe se kompanitë e mediave sociale i kanë lënë vajzat dhe gratë të përballen me dhunën online të vetme.

Një pjesë prej tyre i ka traumatizuar ky abuzim dhe i ka bërë të dalin offline. Të intervistuarat nga 22 vende të botës, treguan se asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë kur ato kishin raportuar abuzimet.

Aktivistët thonë se këto sulme mund të mos jenë fizike, por shpesh janë kërcënuese dhe shqetësuese dhe kufizojnë lirinë e shprehjes së vajzave. Duke i nxjerrë këto të fundit nga hapësirat online, krijohet një çbalancim i madh në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë digjitale dhe dëmton mundësinë e tyre për tu parë, dëgjuar dhe për tu bërë lidere.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet