Rama përmend edhe OFL-në: Listat e hapura t’i harrojë Ilir Meta! Partitë e vogla grupe shantazhierësh, e kanë shqyer vendin!

Politikë
Rama përmend edhe OFL-në: Listat e hapura t’i harrojë Ilir

Nga foltorja e Parlamentit, kryeministri Rama deklaroi se Presidenti i vendit, Ilir Meta duhet t’i harrojë listat e hapura sipas mënyrës së tij. Rama tha se gjuha e përdorur prej tij ëhstë e denjë për viktimat e OFL-së, por jo për PS dhe as shqiptarët.

Po sipas, tij partitë e vogla historikisht e kanë shqyer më shumë plaçkën shtet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lista të hapura me ata që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. Lista të hapura që zënë formulën e hapjes, mbjellin llumin, paranë e zezë, forcat që ushtrojnë presion nëpër komunitete t’i harroni ju, t’i harrojë kushdo tjetër, t’i harrojë edhe Ilir Meta, që del e flet në emër të kushtetutës, shqiptarëve, me një gjuhë që i shkon me viktimat e OFL, por jo me PS, deputetët apo popullin shqiptar se do i afishojë ai kandidatët e do zgjedhë populli, me çfarë do e bëjë këtë me ato armët që do rrëmbeheshin në 2017? Shqipëria ka nevojë për të gjithë, unë nuk jam fshehur, por nuk jam udhëheqës i PS për të ushqyer partitë e vogla.

Në këtë histori ato s’kanë sjellë kurrë gjë, janë grupe interesash, shantazhierësh, kanë shqyer më shumë se sa të mëdhatë plackën shtet, partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri, për ta bërë degë të thesarit të atij që ka vulën. Kjo është e vërteta. Fakti që kanë qënë të tilla deri më sot s’do të thotë që as të pengohen e as që të jeën ndryshe nesër. Kjo është bindja ime. Unë e di çfarë do Ilir Meta. Doni të grumbulloni njerëz rrugës e t’i thoni turru vëlla, mblidhi, kapi, lidhi, silli, e pastaj të vijë kush të vijë këtu për tu turrur, kapur, çuar te shpia pastaj”,- tha Rama.

ME TE LEXUARAT