Rama: Koalicionet e përbëra i varrosim sot njëherë e përgjithmonë! Nuk bëjmë ligj për Ralf Gjonin, por për ata që kanë vota

Aktualitet
Rama: Koalicionet e përbëra i varrosim sot njëherë e

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe njëherë se sot i jepet fund në Shqipëri koalicioneve të përbëra.

Rama theksoi se nuk do të ketë më koalicion si tren me vagona ‘’kap ça të kapësh’’ dhe as lista kandidatësh ku ata që janë lart në listë mendon partia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai theksoi se ky ligj nuk i shërben Ralf Gjonit apo disa deputetëve të opozitës parlamentare, por atyre që kanë votat e tyre.

”Koalicionet s’mund të jenë kope speciesh të ndryshme që dalin nga drejtime të ndryshme. Janë bashkim forcash me një logo, jo koalicion që hyp në tren dhe çdo vagon drejtim tjetër. Sepse kap ça të kapësh, dhe vagonët turru kë të kapësh.

Kush është kandidati për kryeministër, kush është skuadër. Por jo koalicion dil nga ferra ma hidh mua, të kap atë tjetrin. Nuk do ekzistojnë për t’i varrosur njëherë e përgjithmonë. Listat e hapura, çdo deputet duhet të mbledhë votat, se vjen tjetri i thotë hap krahun.

S’ka më kooperativa socialiste e bashkuar bujqësore dhe mendon partia për mua. Dhe ata poshtë që thonë kooperativa e ka bërë planin, mbush sheshin sa të vijë kryetari.

I erdhi tjetri nga poshtë më shumë hap krahun thotë. S’mund të bëjmë ligj për Ralfin. E dua shumë. Ky është ligj për ata që kanë vota. Jo për ata hidh grepin.

Notar që futen poshtë varkës së peshkimit dhe dalin me komardare nuk ka. Sport që do ndalohet. Me gjithë komardare, kanoe e gjithë shtanga për Monikën, Saliun dhe Ilirin.”- tha Rama.

ME TE LEXUARAT