PSG forcon sulmin, prezanton Moise Kean

Në mbyllje të merkatos së futbollistëve PSG zyrtarizoi afrimin e Moise Kean, i cili u transferua në Francë në formë huazimi nga Evertoni, ku Ancelotti nuk e kishte në planet e tij.
Sulmuesi Moise Kean arrin në klubin parisien si alternativë për Mauro Icardin dhe merr vendin e lënë bosh nga Edinson Cavani, i cili u largua në qershor pasi i përfundoi kontrata.
Italiani 20-vjeçar ishte një nga futbollistët më premtues të Juventusit, por u largua “Zonja e Vjetër”, duke provuar veten në Premier League. Gjithsesi, nuk mundi të kishte impakt tek Evertoni dhe tani kërkon të jetë i rëndësishëm në Paris.
Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi trajneri Thomas Tuchel u ankua për mungesën e blerjeve në klubin parisien.