Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenti i Azerbajxhanit thirrje për ndihmë Erdoganit: Turqia të marrë pjesë në zgjidhjen e konfliktit

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar se Turqia duhet të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes në konfliktin e fundit në vijën e frontit Azerbajxhan-Armeni, raporton Anadolu Agency.

“Turqia, me pozicionin e saj të fortë në komunitetin ndërkombëtar, duhet të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes në Malësinë e Karabakut”, tha Aliyev.

Duke theksuar se mjetet ajrore të avancuara pa pilot (UAV) të Turqisë treguan potencialin e vendit, Aliyev tha se UAV ndihmojnë në uljen e numrit të viktimave në zonën e konfliktit.

Ai po ashtu theksoi se Armenia po përpiqet të tërheqë Rusinë në luftë duke sulmuar territoret e Azerbajxhanit.
“Armenët po jetojnë në Azerbajxhan. Ne nuk kemi asnjë problem me popullin armen. Populli armen është peng e fuqisë së tyre”, tha Aliyev, duke shtuar se ata do të jetojnë së bashku në Malësinë e Karabakut kur të mbarojë politika pushtuese armene.
Luftimet filluan më 27 kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, veprim që shkaktoi edhe viktima.

Konflikti në Malësinë e Karabakut
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Shumë rezoluta të Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.
Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani pa rezultate. Megjithatë, për një armëpushim u ra dakord në vitin 1994.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet