Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përmirësoni funksionimin e trurit me tre zakone të thjeshta

Ndryshe nga pamja fizike ne nuk mund ta shohim apo ndjejmë kur truri jonë është në një rrëmujë të madhe për shkak të ‘abuzimit’. Prandaj truri kërkon një kujdes të madh.

 Një elemt i rëndësishëm është gjumi. Studiuesit janë lodhur duke përsëritur se gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjitha askeptet e shëndetit tonë.

Për fat të keq, në dinamikën e jetës që kemi ne, gjumi është bërë një ‘luks’, pasi njerëzit gjithnjë e më shumë po flejnë më pak.

Gjumi është i nevojshëm për të mbajtur një ngarkesë optimale neuropsikologjike: nga interpretimi i sinjaleve joverbale (ato që ne shpesh i quajmë intuitë) deri tek përqendrimi dhe organizimi i duhur i informacionit në mendjen tone.

Një tjetër element i rëndësishëm është trajnimi i kujtesës

Nëse jeni mbi 30 vjeç, ndoshta ju kujtohet një kohë kur keni njohur të paktën 15 numra telefoni përmendësh. Mos harroni sa shpesh keni përdorur sugjerime dhe truke për këtë,  për shembull, duke shoqëruar disa numra me vendndodhjen e tyre në çelësa ose me datën e lindjes? Bingo! Kjo quhet përdorim i trurit.

Për të forcuar kujtesën tuaj thjesht përpiquni të mbani mend gjithçka të re dhe ushtroni duke mësuar disa vargje përmendsh.

 Dhe elementi i fundit por jo më pak i rëndësishëm është Seksi. Ndonjëherë, pas një dite të vështirë, mendimi edhe për seks të shpejtë mund të duket aq i vështirë saqë ju dhe partneri juaj thjesht flini (gjë që nuk është e keqe – shikoni në pikën e parë). Por nëse nuk i jepni përparësi seksit fare, kjo mund të ndikojë në trurin tuaj.

Të paktën kështu kanë deklaruar shkencëtarët kur pyetën një grup të të moshuarve për jetën e tyre seksuale dhe më pas u kërkuan atyre të bënin një test të standardizuar.Ky studim i vitit 2017, i botuar në Journal of Gerontology zbuloi një lidhje midis frekuencës së seksit dhe inteligjencës: njerëzit që pretendonin të mbanin intimitet në baza javore arritën rezultate më të mira sesa ata që nuk e bënë këtë.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet