Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

PD: Disa mësues në Kombinat janë infektuar me COVID-19, asnjë masë nuk është marrë

Partia Demokratike deklaron se disa mësues të shkollave fillore në Kombinat janë infektuar me COVID-19, ndërkohë që nuk po merret asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa thotë se në Shkollën 9-vjeçare “Shyqyri Peza” janë të infektuar 4 mësues, në shkollën e mesme “Myslym Keta” një klasë është e karantinuar. Sipas saj, një mësues matematike dhe një mesuese fiskulture janë të infektuar dhe deri më tani nuk janë zëvendësuar.

POSTIMI I PLOTË

COVID-19 në shkollat e Kombinatit dhe Ministria e Arsimit nuk merr asnjë masë, por të gjitha instancat mundohen ta fshehin duke rrezikuar shëndetin e nxënësve, mësuesve të tjera dhe familjarëve të tyre.
I bëj thirrje ISHP të reagoj dhe të marri masat e nevojshme për mos kthimin në vatër infektimi për banorët e Kombinatit.
Konkretisht nga të dhënat që dega 6 e Partisë Demokratike ka marr nga interesimi i vazhdueshëm me prindërit, mësuesit dhe vetë nxënësit rezulton se:
Në Shkollën 9-vjeçare “Shyqyri Peza” janë të infektuar 4 mësues. Në shkollën e mesme “Myslym Keta” një klasë është e karantinuar. Një mësues matematike dhe një mesuese fiskulture janë të infektuar dhe deri më tani nuk janë zëvendësuar.
Drejtuesit që urdhërojnë heshtjen duhet të shkarkohen e të hetohen.
Zgjidhja afatgjatë është ajo e ofruar nga Partia Demokratike që vazhdojnë me paaftësinë dhe moskokëcarjen për tju shërbyer njerëzve ta injorojnë:
Sigurimi i kushteve higjeno – sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në reapektim të protokollit të sigurisë
Sigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë). Dezinfektimi i shpeshtë, të cdo shkolle, sic edhe protokolli i sigurisë e kërkon.
Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin; Cdo ditë e vonuar nga zbatimi i këtyre masave është kosto për qytetarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet