Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Partia populiste e kryeministrit triumfon bindshëm zgjedhjet në Ceki

Partia populiste ANO  ka fituar 23 % të votave dhe ka zënë vendin e parë në 13 rajone çeke. Kjo parti e kryeministrit Andrej Babish ka fituar papritur dhe bindshëm në zgjedhjet lokale në Çeki.

Babish foli në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve për një “rezultat të shkëlqyeshëm”, i cili i jep edhe më shumë energji për angazhim dhe qëndrim në politikë.

Në prag të zgjedhjeve Babishi ishte nën presion të madh për shkak të dobësive në menaxhimin e krizës së pandemisë.

Çekia dy ditë me radhë ka shënuar rezultate rekorde në rritjen e shifrave të të infektuarve me virusin Corona. Të premten janë regjistruar 3.793 raste të reja të infektimeve, ndërsa deri tani në Çeki ka pasur mbi 700 të vdekur nga Covid-19.

Partia populiste ANO e ka nisur fushatën parazgjedhore me moton “Vepra në vend të fjalëve”. Me këtë moto edhe fitoi zgjedhjet, por ajo nuk mund të gëzohet shumë, sepse do të ketë probleme shumë të mëdha të gjejë ndonjë parti tjetër për koalicion.

Një prej shkaqeve pse kjo parti do të ketë shumë vështirë të bëjë koalcione është edhe rezultati katastrofal i socialdemokratëve CSSD, të cilët kanë qenë në koalicionin qeverisës, e të cilët kryesohen nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Jan Hamaçek. CSSD, e cila për vite të tëra ka qenë partia më e fuqishme në vend, në shumë rajone ka shënuar rezultate njëshifrore. Në disa vende socialdemokratët nuk janë futur fare në pushtetin lokal. Rritje të dukshme në zgjedhje kanë shënuar në veçanti partitë opozitare ODS dhe Piratët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet