Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Nuk ngopet”! Rama shpërthen sërish ndaj Metës: Çfarë do akoma nga Shqipëria?! I është dhënë gjithçka pa kursim!

Kryeministri Edi Rama vijoi sulmet ndaj Presidentit Ilir Meta, edhe jashtë dyerve të Kuvendit, pas fjalës së tij.

Rama tha se ka vetëm një pyetje, që nuk i jep dot përgjigje “Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës”? Sipas Ramës, Meta është një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruar dynjanë.

“Pyetja ime që mbetet pa përgjigje akoma është ‘çfarë borxhi i ka më Shqipëria ilir Metës?’ Në të gjithë historinë e saj Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë tjetri çfarë i ka dhënë pa kursim Ilir Metës, të cilin e ka bërë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president. Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët akoma për Ilir Metën? Një njeri që fatkeqësisht nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari dynjanë. Pse? Çfarë do Ilir Meta akoma nga Shqipëria? Nuk e kuptoj”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet