Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Një tjetër rast pozitiv nga Shtëpia e Bardhë, infektohet sekretarja për mediat

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ka qenë vet McEnany që ka bërë të ditur lajmin në fjalë përmes një postimi në Twitter. Ajo theksoi se do të futej në karantinë dhe se do të punonte nga shtëpia.

McEnany, e cila është kritikuar për shfaqjen pa maskë në konferenca për media, tha se nuk ka simptoma. Lajmi vjen pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me koronavirus. Trump është shtruar të premten në spitalin ushtarak Ëalter Reed.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se gjendja e presidentit vazhdon të përmirësohet dhe se ai mund të lirohet nga spitali gjatë ditës.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me mbi 7.4 milionë të infektuar dhe mbi 209,000 viktima.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet