Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndryshime në tarifat e kompanive celulare/ AKEP qartëson proçedurën

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka qartësuar proçedurën e rregullores për mbrojtjen e konsumatorit, duke u ndalur edhe tek ndryshimi i tarifave. Ky qartësim vjen pasi jo në pak raste, ndryshimi i tarifave nga ana e kompanive celulare në të shkuarën është bërë shkak për pakënaqesi mes pajtimatarëve që kanë argumentuar se nuk janë njoftuar.

Në draftin që nxorri AKEP për konsultim thuhet se sipërmarrësit janë të detyruar të paraqesin në AKEP informacionin mbi tarifat e shërbimeve, si dhe çdo ndryshim të tyre me arsyetimet mbështetëse, jo më vonë se 15 ditë para hyrjes në fuqi të tarifave ose ndryshimeve të tyre.
“Ky informacion duhet të dërgohet në rrugë elektronike dhe/ose shkresore. Forma e dërgimit të të dhënave në rrugë elektronike do të jetë e disponueshme edhe në faqen e internetit të AKEP. AKEP-i publikon vlerësimin e përgjithshëm krahasues të tarifave aktuale sipas përcaktimeve të nenit 12 te kësaj rregulloreje” shkruhet në dokumentin e AKEP.

I njëjti dokument thotë se sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike të njoftojnë, nëpërmjet mjeteve të informimit publik, çdo ndryshim në tarifat e shërbimeve, jo më pak se 7 ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre ose të ndryshimeve dhe ky njoftim duhet të bëhet jo më pak se 3 ditë rresht.

Për sa i përket sipërmarrësve të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit kushtet e përgjithshme të kontratave tip dhe t’ia paraqesin ato AKEP-it për vlerësim, të paktën, 15 ditë para publikimit sipas nenit 98 pika 5 të Ligjit 9918/2008.

Në lidhje me modifikimet e kontratave rregullorja përcakton se sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike duhet të njoftojnë për jo më pak se 30 ditë përpara
“Sipërmarrësit, të cilëve AKEP u ka vendosur detyrime të veçanta për tarifat me pakicë, duhet të aplikojnë afatet dhe rregullat e përcaktuara nga AKEP në mënyrë specifike. Përcaktimet e mësipërme janë të detyrueshme për t’u zbatuar për të gjitha paketat e shërbimeve, me parapagesë ose me paspagesë, paketa standarde, oferta, etj”, shpjegon draft rregullorja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet