Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Moti i keq pushton Kosovën, parashikohen përmbytje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se ditët në vazhdim vendi do të përfshihet nga moti i keq, ndërsa nuk përjashtohen përmbytjet.

Përmes një njoftimi, IHMK ka bërë të ditur se nga nesër do të vazhdojë me intensitet më të shtuar shiu në disa zona të Kosovës. Ndërsa, mund të ketë edhe probleme në zonat urbane.

“Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020), të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane. Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet