Miratimi i Kodit të Ri në Kuvend, reagon BE: Na vjen keq që nuk pati kompromis

Aktualitet
Miratimi i Kodit të Ri në Kuvend, reagon BE: Na vjen keq që nuk

Bashkimi Europian ka shprehur keqardhjen per miratimin e Kodit të Ri zgjedhor në Parlament pa opozitën.

"Na vjen keq që nuk mund të arrihej asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votoheshin ndryshimet në Parlament", shkruhet në një reagim të BE, publikuar në orët e mbrëmjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të mëtejshme në kodin zgjedhor. Ne kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit", thuhet në deklaratë.

Sipas saj, pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes për rekomandimet e OSBE / ODIHR të arritura në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

ME TE LEXUARAT