Meksika goditet nga stuhia tropikale, 6 viktima dhe mijëra të evakuar

Bota
Meksika goditet nga stuhia tropikale, 6 viktima dhe mijëra të evakuar

Stuhia tropikale Gamma ka shkaktuar 6 viktima ndërsa janë evakuar mijëra persona. Kjo stuhi është efektive në pjesën juglindore të Meksikës.

4 persona kanë humbur jetën, ku dy prej të cilëve fëmijë. Agjencia për Mbrojtjes Civile njoftoi se kjo ngjarje ka ndodhur nga e shembja e shtëpive si pasojë e rrëshqitjes së dheut që stuhia tropikale Gamma ka shkaktuar në Chiapas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej thuhet se 2 persona të tjerë kanë humbur jetën në përmbytjet që kanë shkaktuar shirat intensivë nga stuhia Gamma.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se stuhia tropikale ka goditur brigjet e gadishullit Yutacan dhe rajonet Tabasco dhe Chiapas.

Më tej thuhet se 2 persona të tjerë kanë humbur jetën në përmbytjet që kanë shkaktuar shirat intensivë nga stuhia Gamma.

Kjo stuhi tropikale ka prekur mbi gjysmë milioni njerëz në rajonin Chiapas dhe në disa pjesë të gadishullit Yutacan, ndërkohë që si pasojë janë evakuuar në strehimore mbi 3.400 njerëz në rajonin Tabasco i cili është rajoni më i prekur nga stuhia.

ME TE LEXUARAT