“Më kërcënoi në telefon”, Valteri flet për sherrin me Gjiknurin: Rama të heqë këtë qen bir qeni

Politikë
“Më kërcënoi në telefon”, Valteri flet për

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka zbuluar se pse sot ndoqi nga Kuvendi jashtë Damian Gjiknurin për të konfrontuar edhe fizikisht.

Valteri thekson se i ka ardhur një telefonatë kërcënuese nga Gjiknuri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Provokimet e Gjiknurit dhe çunave problematike, as më hynë as më dalin. S’jam idiot që të dal nga Kuvendi e të zë një deputet, më këcënoi në telefon. Gjiknuri është në Pazar të plotë me bandat dhe krimin. I bëj thirrje të tërheqin këtë qen bir qeni pasi familja ime e ka provuar si i bën gjërat.

Si ta duan në parlament, jashtë parlamentit, me një Valter nuk merret dot. I kemi dhënë provat si familje si i përballojmë mbeturinat. Nuk e krahasojmë Ahmet Zogun me Gjiknurin, që si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka vjedhur 100 milionë euro dhe i merr nga 5 milionë euro Guruja sa herë vjen dhe takon gruan.

Mazhoranca me fekale do përfundojë me 30 deputete, teksa me paratë e Gjiknurit janë blerë deputetë të tjerë. Deputetët e blerë janë ata që do të kalojnë me vota pro Kodin Zgjedhor. Unë jam kundër”- tha Valteri.

ME TE LEXUARAT