Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Luftë në familjen mbretërore, Meghan Markle sulmohet nga daja i Kate

Dihet që Meghan që ditën që hyri në monarkinë britanike ka qenë e rrethuar gjithmonë nga skandalet.

Skandalet që i silleshin rrotull, ishin kryesisht nga rrethi i saj familjar. Por tani në skenë po dalin dhe personazhe të tjerë, që po kritikojnë stilin e tyre të jetës, siç është rasti i dajës së Kate Middleton, i cili e ka etiketuar çiftin, si klounë që kërkojnë të tërheqin vetëm vëmendje dhe asgjë më tepër se kaq.

Gary Goldsmith, Daja e Kate-it është shprehur me fjalë shumë të ashpra kundrejt çiftit në Linkedin.

Sipas tij nuk e kanë idenë fare se çfarë po ndodh në botë dhe kërkojnë vetëm të përfitojnë, pa bërë asgjë për vendin dhe njerëzit.

“Me gjithë atë që po ndodh në botë, këta dy klounë po bëjnë gjithçka, për të qëndruar në qendër në vëmendjes. Ju lutem shumë mbylleni gojën dhe rritni fëmijën! Mjaft ngelët duke kërkuar e kërkuar! Harry ke humbur gjithë respektin që kisha për ty! Meghan je shumë e pandershme! Qepeni! Tani kemi nevojë për të shpëtuar jetë dhe ekonominë!”, shkruante ai.

Postimi u fshi pas disa orësh, por ai ishte shpërndarë ndërkohë në media duke bëre kështu xhiron e botës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet