LSI vendos datën përfundimtare, më 21 nëntor do zhvillojë Konventën Kombëtare

Politikë
LSI vendos datën përfundimtare, më 21 nëntor do

Lëvizja Socialiste për integrim cakton datën finale te zhvillimit të Konventës Kombëtare.

Përmes një njoftimi bëhet me dije se Konventa do të zhvillohet më datën 21 nëntor.

"Gjatë gjithë kësaj pune 8-mujore është bërë jo vetëm evidentimi i anëtarësisë së partisë, por edhe i shumë figurave të tjera, e shumë individëve, sidomos anëtarëve të rinj, të rinjve dhe të rejave që angazhohen pranë LSI-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë ne na duhet që të kryejmë një axhendë të saktë pune politike dhe të angazhimi duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe duke përfunduar në Konventën Kombëtare që do të jetë me votimin ‘Një anëtar një votë’ që do të jetë më 21 nëntor dhe më pas duke përfunduar me Konventën Kombëtare me përfaqësimin jo vetëm të listave të deputetëve, të cilët do të kalojnë në një proces vettingu, që është pjesë e gjithë atij procesi që për LSI-në nuk është hera e parë.

Sepse të gjithë po e dëgjojmë sikur po bëhet ndonjë qamet i madh, por LSI procesin e vettingut e ka bërë që në zgjedhjet e 2013-s dhe në zgjedhjet e 2015-s dhe për mbi 580 kandidatët që kanë qenë për anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Kështu që është një proces që duhet ta përfundojmë dhe ti japim hapësira të reja, të japim elementë të rinj, angazhime të reja...", thuhet në njoftimin e LSI.

ME TE LEXUARAT