Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lezhë/ Policia vendos 840 gjoba dhe heq 84 patenta gjatë fundjavës

Gjatë kësaj fundjave, Policia Rrugore e Lëzhes si pasojë e kontrollove të shumta ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë.

Po ashtu si rezultat i kontrollove janë vendosur 840 gjoba dhe janë hequr 84 leje drejtimi.

Policia Rrugore e Lezhës vijon kontrollet me radar, drager dhe dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë fundjavës janë proceduar penalisht 8 shtetas, konkretisht 3 janë arrestuar dhe 5 të tjerët ndiqen në gjendje të lirë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë javës janë tërhequr 84 leje drejtimi, janë vendosur 840 masa administrative, 306 për tejkalim shpejtësie, 183 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme, ndërsa 351 për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor.

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 17 shtetas.

Janë arrestuar nga Policia shtetasit:

– A. G., K. D. dhe T. B., banues në Lezhë dhe Kurbin, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet