"Ku e merr mallin ministri", revoltohet këngëtarja ndaj deklaratës së Blendi Klosit në lidhje me përçimin e COVID-19 nga muzika

Showbiz
"Ku e merr mallin ministri", revoltohet këngëtarja ndaj

Deklarata e Blendi Klosit në një studio televizive ku u shpreh se muzika nuk lejohet aktualisht në bare pasi valët e muzikës përçojnë COVID-19, shkaktoi mjaft reagime nga artistët por jo vetëm.

Deklaratën e Klosit, këngëtarja Xheisara e cilësoi si pa sens dhe absurde. Ajo u shpreh në “Ftesë në 5” se është në prag falimenti, ndërsa shtoi se do ta pyeste ministrin se “ku e merr mallin”.

“Ne jemi të falimentuar sepse po bëjmë tetë muaj. Unë do e pyesja pak ministrin, këto koncertet e tjera që zhvillohen lart e poshtë nuk ka tinguj atje. Nuk ka sens fare, më duket absurde. Nuk ia kam idenë për atë që thotë ministri. Do të thosha diçka por jam live dhe s’po e them. Do e pyesja ku e merr…”, u shpreh këngëtarja.

ME TE LEXUARAT