Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ishte takim i mirë”, pas takimit me Erdogan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër në Greqi

Mekanizmi parandalues ushtarak për Mesdheun Lindor ishte fokusi i takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Takimin me Erdogan ai e cilësoi “të mirë për një numër çështjesh të sigurisë“. “Shpresa ime e patundur është se mekanizmi parandalues ushtarak i zhvilluar nga NATO për Mesdheun Lindor mund të krijojë hapësirë për përpjekje diplomatike” shtoi ai.

Më parë, Stoltenberg u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu, i cili pretendoi se “Greqia dërgoi anije luftarake në shelfin tonë kontinental“.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu bindjen se “problemet tani mund të zgjidhen vetëm përmes negociatave në frymën e solidaritetit aleat dhe ligjit ndërkombëtar”, duke mirëpritur krijimin e mekanizmit të ri Greqi-Turqi.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut pas Turqisë nesër do të ndalet në Greqi. Nesër Stoltenberg do të ketë një takim me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias do të ketë një mëngjes pune me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet