Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-kapobanda i Vlorës Zani Çaushi rikthehet në gjykatë, kërkon llogaritje të dënimit dhe lirim

Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe edhe si “Zani i Vlorës”, është rikthyer në dyert e Gjykatës së Korçës. Mësohet se Çaushi ia ka drejtuar një kërkesë gjykatës, duke i kërkuar përllogaritje të viteve të burgimit.

Zani Caushi kërkon t’i llogariten ditët e paraburgimit në Tiranë, kur është arrestuar përpara se të shkonte në Burrel dhe nga burgu i Burrelit në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.

Sipas tij, nuk i është llogaritur koha e paraburgimit në vitet 98-99. Po ashtu edhe sipas avokatit të tij, Arben Lena, llogaritja e kohës së paraburgimit është bërë gabim.

Lena thotë se ka pasur gabime në llogaritje në të gjitha kohët e paraburgimit të tij dhe në veçanti të viteve 98-99, kohë kur Zani Çaushi është liruar për 1 muaj dhe është riarrestuar prapë.

Kujtojmë se pak muaj më parë ai iu drejtua gjykatës, duke kërkuar lirimin me kusht, një kërkesë që iu refuzua nga organet e drejtësisë.

Ish-kapobanda i Vlorës në vitin 1997 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë, për krijim bandash të armatosura, vrasje, pengmarrje, plagosje, etj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet